Quni vazhdon kontratën me Amicitia Zuerich

24 shkurt 2022 | 15:20

Pivoti i Përfaqësues së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me skuadrën e njohur zvicerane, Amicitia Zuerich.

Skuadra e Qunit aktualisht është e treta në ligën elitare të Zvicrës. Quni është kapiten i Amicitia Zuerich, ndërsa me kontratën e re do të jetë te kjo skuadër deri në vitin 2024.

26-vjeçari po shquhet me lojëra të mira në Zvicër, ndërsa vlerësohet lartë edhe për kontributin në Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti i klubit zviceran, Phil Hohl, ka thënë se Quni është shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Njësitë tona ushtarake nuk janë të përfshira në këtë operacion…