QUO VADIS, KOSOVË
14 prill 2021
| 18:38
Shkruan: Ismail Syla
1)
Kur denigrohet dhe etiketohet me shprehjet më fyese Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësuesja e Kosovës nuk ka gjuhë replikuse;
2)
Kur në takimin e “presidentëve” nuk përmendet fare emri i presidentit Hashim Thaçi, pra injorohet si i mosqenë një ndër personalitetet më meritore të historisë së Kosovës;
3)
Kur hapet debat koti se a ka pi raki a jo Komandanti legjendar, Adem Jashari, çfarë tip mjekre ka pasur dhe a është a nuk është besimtar i fesë muslimane;
Nuk mund të thuhet gjë tjetër pos të pyetet: – Ku po shkon Kosovë?