‘Qyqan mshele gojën’, debati në mes të Kurteshit dhe Hamitit gati eskalon në grushte (video)
06 tetor 2023
| 16:36
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes.
Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja ka vazhduar i që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të sekretariatit, Burim Ahmetaj.
Me këtë rast, ka ndërhyrë Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen gjykatës, edhe pse ka thënë se shumë vendimet që LV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.
Me këtë rast, ka reaguar Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën”. Debati i tyre ka vazhduar edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk ka përfunduar në përleshje fizike.