‘Qysh me i kry këto procese se unë amater’, Konjufca ironizon me Pal Lekajn në gjykatë
21 shkurt 2024
| 11:43
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Lekaj me të arritur në sallën e gjykimit ku është edhe Konjufca, kanë shkëmbyer disa batuta mes vete.
“Ku je kryetar? A je a qysh je a?”, i ka thënë Lekaj, Konjufcës para fillimit të seancës.
Ndërsa Konjufca ia ktheu: “Qysh je…. Nashti na kallëzon qysh me i kry bre këto procese se unë amater, s’po di”.
“Jo, a?”, ka thënë Lekaj.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 8 shkurt 2024, në cilësi të dëshmitarëve ishin dëgjuar Sabri Hamiti, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq.