Qyshku, Zahaqi dhe Nabërgjani i thonë ‘Po’ AAK-së dhe numrit 109

29 janar 2025 | 22:30

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në tubimin elektoral me banorët e tri fshatrave, Qyshk, Zahaq dhe Nabërgjan.

Ai ka thënë se kur e ke përkrahjen e këtyre banorëve, atëherë fitoren e ke të garantuar më 9 shkurt.

Ahmetaj ka kujtuar se në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan në maj të vitit 1999, forcat serbe vranë barbarisht më shumë se 80 shqiptarë të pa armatosur.

“Sonte në tri fshatra që na kanë bërë të mburremi më njerëzit tanë që na përkrahin e na fuqizojnë secilën ditë më shumë, Qyshku, Zahaqi dhe Nabërgjani, fshatrat e qëndresës dhe të sakrificës. Në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan në maj të vitit 1999, forcat serbe vranë barbarisht më shumë se 80 shqiptarë të pa armatosur. Këto fshatra që përjetuan tmerrin e vërtetë, që ende më të dashurit e tyre figurojnë të zhdukur nga ushtria serbe, janë përjetimet më të vështira për familjar dhe për shoqërinë tonë. Këto fshatra janë historia jonë e dhimbshme. Kur e ke përkrahjen e kësaj shtrese e ke fitoren të garantuar më 9 shkurt. Ju garantojmë se gjithmonë do të na kanë pranë e në përkrahje të parezervë të kësaj shtrese që sakrifikoj kaq shumë për liri. Me Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës, Kosovës i kthehet shpresa për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në…