QYTET TINËZAR
17 mars 2021
| 11:55
Anduenë Bajqinofci
Shumë i zhurmshëm ky qytet,
plot me njerëz por ndihesh vetë.
Shumë i madh, shumë i lartë,
ky qytet i vret gratë.
Ky qytet më tremb shumë,
nuk guxoj të bie në gjumë.
Rrugicat e këtij qyteti
ma kujtojnë se jam çikë,
ecja nëpër to më ngjall frikë.
Ky qytet dhunon, poshtëron
Ky qytet për mua, askënd se dënon.
Ky qytet po më ngulfat mua,
nuk më lë të jem grua.
Nuk guxoj të kujdesem për vetën,
se një buzëkuq ma merr jetën.
Një minifund mua me vret,
por vazhdon e ndriçon ky qytet.
Më merret jeta,
e gjithçka kalohet me qetësi,
se ky qytet për gratë nuk do t’ia di.