Qytetarë, pritni edhe pak
18 prill 2020
| 08:26
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin kontaktet e afërta me familjarët jashtë shtëpisë, por të shfrytëzojnë platforma online për komunikim.
Ahmeti ka treguar se as ai vetë nuk e takon nënën për së afërmi.
‘’As unë s’po e vizitoj nënën time. Kam shumë kontakte me njerëz gjatë ditës dhe s’kisha dashur që nënën time ta rrezikoj. Po luftoj nga afërsia që të mos ia bart virusin”, ka thënë ai në Rtv21.
“Mos bëni gjerë të tilla. Folni në telefon, në Viber, WhatsApp. Pritni edhe pak’’, është shprehur Ahmeti.
“Jemi me dy raste sot në Prishtinë. I lumtur, por edhe më tutje kah kujdesi, jo nga relaksimi’’, ka thënë ai.