Qytetarë të pandërgjegjshëm shfrytëzuan këtë periudhë që të kyçeshin ilegalisht në sistemin e rrjetit të ujësjellësit

15 mars 2020 | 12:59

Prishtinë, Gjatë ditës së djeshme, qytetarë të pandërgjegjshëm shfrytëzuan këtë periudhë që të kyçeshin ilegalisht në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Kjo kyçje ilegale, iu paralajmëruam edhe ditën e djeshme se, mund të shkaktojë çreegullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe në të njejtën kohë mund të krijohen turbullira në krojet e konsumatorëve sidomos në zonën e Hajvalisë dhe Veternikut.
Edhe gjatë ditës së sotme kemi disa ankesa nga konsumatorët e lagjes Veternik në Prishtinë se, uji në krojet e tyre po vije i turbullt.
U rekomanduam që, ujin ta lënë të rrjedhë deri në kthjelltësinë e tij, sepse ky ujë i turbullt që është shkaktuar nga kyçja ilegale nuk është i kontaminuar ngase, është rëra që është futur në gyp pas kyçjes ilegale nga persona të papërgjegjshëm.
Rrjeti do të stabilizohet shpejtë.
Në të njejtën kohë, kemi dërguar edhe ekipet e laboratorit të akredituar të KRUP -së në zonat e lartëcekura për të marrë mostrat e ujit në disa pika të rrjetit primar dhe sekondar.
Pas analizave të bëra nga specoalistë të fushës në laborator, rezulton që në ujin e pijshëm nuk ka fekale dhe është i përshtatshëm për pije .
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar, si pasojë e kyçjes ilegale ditën e djeshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen duket se ka vendosur për trajnerin e së…