Qytetarët ankohen për kamatat e larta të kredive

07 janar 2025 | 08:32

Qytetarët e Kosovës gjatë vitit që lamë pas kanë marrë më shumë kredi. Me këtë rast norma e kredive ka shënuar rritje, por qytetarët po ankohen për kamatat e larta.

Numri i qytetarëve që po marrin kredi është rritur.

Rrjedhimisht edhe norma e kredive ka shënuar ngritje në vitin 2024.

“Në qoftë se flasim për kreditë, shihet një normë rritjeje prej 5.7 miliardë deri tash që po flasim. Me një rritje prej 15.7%, e cila është një rritje e kënaqshme, që tregon se bankat po e mbështesin ekonominë”, ka thënë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.

“Më shumë kanë përfitu bankat komerciale se sa ata që kanë marrë kredi. Kjo nuk është në rregull. Në këtë rast duhet të veprojë si rregullator BQK-ja. Duhet të ketë rol më aktiv”, ka thënë ekonomisti, Jakup Bqllaqa.

Ndërsa qytetarët po ankohen edhe për kamatat e larta.

“Sa kam qenë në punë kam marr kredi të vogla, një vjeçare – dy vjeçare edhe tash jam në pension, nuk marr kredi, s’të jep kërkush kredi, s’mundesh as për ushqim me marrë”.

“Ndoshta kamatat janë më të mëdhaja, ndoshta kamatat janë të pavolitshme, të larta, por ai që ka nevojë edhe ia vlen kur investohet aty ku parja e nxjerr paren”, ka thënë qytetari tjëtër.

Sipas ekonomistëve, qytetarët marrin kredi konsumuese, kredi për patundshmëri e të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është viti i katërt që presidentja Vjosa Osmani nuk është…