Qytetarët ankohen për katërfishim të çmimit të biletave
05 tetor 2020
| 08:05
Pasi që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës, mirëpo kjo po u kushton shumë.
12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës.
Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme evropiane.
“Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishuar biletat”, tha një qytetar.
Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.