Qytetarët blejnë masivisht miell në Prishtinë, shkaku i koronavirusit
11 mars 2020
| 23:23
Në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë shumë qytetarë janë duke blerë miell, derisa thonë se po i bëjnë këto rezerva në rast të koronavirusit në Kosovë.
Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen qytetarët duke blerë masivisht miell, megjithëse ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus në Prishtinë.
Kjo vjen pak orë pasi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat parandaluese ndaj koronavirusit.
Deri më sot nuk ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë.