Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë 3.5 miliardë euro kredi

23 shtator 2021 | 17:38

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se, pavarësisht prej pandemisë, sektori financiar në Kosovë ka qenë i qëndrueshëm.

“Pavarësisht prej rreziqeve, bankat kanë vazhduar kreditimin edhe gjatë pandemisë. Pra gjatë periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja. Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12-përqindësh”, ka thënë Mehmeti në “RTV Dukagjini”.

Mehmeti thotë se bankat mbeten shumë të besueshme te qytetarët dhe depozitat mbeten në nivele të larta.

“Si rezultat i këtij besimi që kanë qytetarët në banka, depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7 për qind”, ka thënë Mehmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka…