
Qytetarët i dhurojnë kryeministrit Haradinaj kravata e këmisha
26 dhjetor 2017
| 14:57
Qytetarët në Prishtinë, përmes një aksioni simbolik, kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për rritjen pagave për stafin qeveritar.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në një deklaratë për televizionin publik, e kishte arsyetuar rritjen e pagës së tij, se atij i duhet të blejë “këmisha e kravata”, për tu prezantuar më dinjitetshëm.
Qytetarët kanë thënë se nuk kanë nevojë për rritjen e pagave për këtë arsye sepse “ne do ta furnizojmë atë me këmisha e kravata”. (Rel)
https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10156102836132249/