Qytetarët do të mund t’i tërheqin paratë nga Trusti, janë siguruar votat në Kuvend

12 maj 2022 | 07:53

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se janë siguruar votat e deputetëve që ligji që ua lejon qytetarëve tërheqjen deri në 30 % të parave nga Trusti Pensional, të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu tha se ka biseduar me shumicën e deputetëve dhe ka thënë se ata janë të pajtimit që ky propozim të kalojë.

“Votat për Trustin janë. Ai do të kalojë në Kuvend. Po e them. Jam më i bindur se kur kam filluar këtë iniciativë. Kam takuar e kam biseduar pothuajse me gjithë shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe jemi të vetëdijshëm që është kërkesë e qytetarëve në këtë krizë”, tha ai.

Tutje ai tha se ka presion në deputetët e shumicës që mos ta votojnë këtë ligj.

“Ka presione në deputetët e mazhorancës që mos ta votojnë prej qeverisë. Por ka deputetë, sot e kemi parë Duda Balje, që do ta votojnë. Votat për Trustin janë dhe ai do të kalojë në Kuvend”, shtoi ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize. Ndërkohë edhe nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë deklaruar pro kësaj iniciative.

Seanca e Kuvendit për propozimin e tërheqjes së parave nga Trusti do të mbahet më 25 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të…