
Qytetarët duan miell
19 mars 2020
| 11:46
Prekja e njëzet personave me epideminë Covid 19 ka krijuar panik te qytetarët. Mielli vazhdon të jetë produkti më i kërkuar në treg. Në disa fotografi që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale shihen qytetarë të shumtë teksa presin për t’u furnizuar me miell. Këto fotografi janë bërë në fabrikën e miellit në fshatin Qifllak të Rahovecit.