“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm nga erëra e forta”

15 maj 2020 | 17:11

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se edhe përkundër që në ditët e fundit kemi ngritje të temperaturave, në disa pjesë të Kosovës sot ka pasur erëra të forta, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme.

Ahmeti ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm nga këto erëra, të cilat mundë të jenë mjaft të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, duke filluar nga dëmtimi i shtëpive dhe pullazeve, zhvendosja apo hedhja e objekteve të ndryshme, shkulja e drunjve, dëmtimi dhe shkatërrimi i kulturave bujqësore, raporton “Epoka re”.

“Në raste më ekstreme mundë të kemi edhe rrezikim të vet jetës së qytetarëve të vendit. Organet përgjegjëse, në këtë rast Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’iu ndihmuar qytetarëve në rast të ndonjë nevoje”, ka thënë Ahmeti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të plotësimit…