Qytetarët e Gjakovës tash e tutje mund të informohen përmes numrit pa pagesë për orarin e qarkullimit të autobusëve

27 tetor 2023 | 14:29

“Në kuadër të orientimit strategjik në ofrimin e shërbimeve në të mirë të qytetareve, nga sot me afër dhe pa pages mund të informoheni për linjat e udhëtimit nga Gjakova”, kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, Mentor Hoxhaj.

Hoxhaj ka bërë të ditur se janë bërë publik edhe numrat e telefonit nga të cilët mund të marrësh informata për orarin e autobusëve në të gjitha linjat e qarkullimit.

“Ju njoftojmë që nga sot mund të informoheni nga ora 06:00 deri në ora 19:00 pa pagesë në numrin 0800 55 777”, është shkruar nga faqja zyrtare e Stacionit të Autobusëve të cilin mesazh e ka shpërndarë edhe kryeshefi Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të…