Qytetarët e Gjilanit në mbështetje të 67-shit të PDK-së

04 shkurt 2025 | 18:59

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha ishte pjesë e tubimit të madh elektoral në Gjilan

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se kanë marrë mbështetje, cila nuk është thjesht një mbështetje politike por siç thotë është amaneti i Agim Ramadanit, Urim Mehmetit, Ramiz Cernicës, Kadri Zekës, Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit dhe shumë heronjve e dëshmorëve të kombit.

“Është betimi që Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, ta kemi ligj të ecjes së pathyeshëm në politikën institucionale dhe në rrugëtimin tonë kombëtar”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për vendime të mëdha, për udhëheqës që mbajnë amanetin e të rënëve dhe për një politikë që nuk lëkundet përballë sfidave.

Postimi i plotë i tij:

Në Gjilanin e Heronjve të Karadakut, nderuam Agim Ramadanin, arkitektin e fitores në Koshare

Sot, në Gjilanin e heronjve të Karadakut, nderuam vëllain e armës, dëshmorin dhe heroin e Kosovës, strategun e përmasave tejhistorike, Agim Ramadanin. Emri dhe vepra e tij janë më shumë se histori, janë motiv, udhërrëfyes dhe betim për çdo shqiptar që beson në lirinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Arkitekti i fitores madhështore të UÇK-së në Koshare do të mbetet simboli i vendosmërisë dhe trimërisë, frymëzues i çdo beteje për të ardhmen e vendit.
Sot, ai është edhe motivi i karvanit të triumfit që po marshon me vendosmëri drejt fitores, nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
Plani qeverisës i PDK, i cili është i saktë, i maturuar dhe i zbatueshëm, ndjek të njëjtën logjikë strategjike që dikur ndoqi “Katana” për të thyer me forcën e armës kufirin që ndante kombin.

Mbështetja që morëm sot nuk është thjesht një përkrahje politike por është amaneti i Agim Ramadanit, Urim Mehmetit, Ramiz Cernicës, Kadri Zekës, Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit dhe shumë heronjve e dëshmorëve të kombit. Është betimi që Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, ta kemi ligj të ecjes së pathyeshëm në politikën institucionale dhe në rrugëtimin tonë kombëtar.

Kosova ka nevojë për vendime të mëdha, për udhëheqës që mbajnë amanetin e të rënëve dhe për një politikë që nuk lëkundet përballë sfidave.
Me këtë frymë dhe me këtë vizion, ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur për fitore!
#HisenBerisha67 #MaMire131 #PDK #BedriHamzaKryeminister #Kosova

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot…