‘Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë’
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është deklaruar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Von Cramon përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.
Në këtë kontekst, ajo është shprehur e bindur që negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar von Cramon.
‘Citizens of #Kosovo 🇽🇰 deserve visa liberalisation for a long time. We are confident that the negotiations between @EUCouncil and @Europarl_EN as co-legislators will be swift and lead to adoption as soon as possible.’@RomeoFranz1 & mine statement 👇https://t.co/jN2nFeZ98Y
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) December 1, 2022