Qytetarët e Kosovës kanë mbi 5 miliardë euro nëpër banka
29 shtator 2022
| 14:22
5 miliardë e 206 milionë janë depozitat e kosovarëve nëpër bankat komerciale në vend.
Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar këtë të enjte por që pasqyron gjendjen për muajin gushtë.
Depozitat e ekonomive familjare janë 3 miliardë e 524.7 milionë, depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë, depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.
Në Kosovë aktualisht operojnë 11 banka komerciale.