Qytetarët e Kosovës kanë mbi 5 miliardë euro të ‘paluara’ në banka
31 tetor 2022
| 15:01
Bizneset dhe familjet në Kosovë del të kenë goxha para në banka.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5 miliardëshin.
Në një përgjigje me shkrim për “Klankosova.tv”, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë.
Ai ka thënë se kjo shifër është deri në muajin shtator.
“Ju njoftoj se deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e përgjithshme e depozitave ka arritur në shumën prej 5.2 miliardë euro”, ka thënë Ahmeti.