Qytetarët e Kosovës kanë paguar 50 milionë euro rrymë për serbët e veriut
Deri në 50 milionë euro llogaritet të jetë shuma e paguar nga konsumatorët e Kosovës, për shpenzimin e energjisë nga serbët në veri. Kështu është thënë sot ne mbledhjen e komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Këto mjete është dashur t’ua kompensojë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, por kjo e fundit nuk ka bërë asnjë hap para.
Petrit Pepaj nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e ka arsyetuar këtë vonesë me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Për këtë, Pepaj ka thënë se është më tepër çështje politike sesa teknike, andaj presin që zgjidhje të bëhet përmes bisedimeve.
Por, drejtoresha e departamentit për çështje juridike tek Avokati i Popullit, Suzana Gashi, ka thënë se, derisa ZRrE-ja, e ka anuluar vendimin e vet, nuk ka nevojë që kompensimi të jetë i obligueshëm nga gjykata.