Qytetarët e Kosovës të zhytur në kredi

12 maj 2023 | 11:48

Rreth 70 mijë persona kanë marrë kredi në banka të ndryshme gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

Kështu është thënë në përgjigjen e Bankës Qendrore dhënë për Institutin për Hulumtime “Front”.

“Bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas databazës së Regjistrit të Kredive të Kosovës – RKK, numri i kredimarrësve total (fizik dhe juridik) për katër mujorin e parë 2023 (janar-prill) është 69 709”, është thënë në përgjigjen e BQK-së.

Vlera e kredive që janë marrë nga qytetarët nëpër bankat komerciale është mbi 1 miliardë euro.

“Vlera e kredive që kanë marrë personat fizik dhe juridik në periudhën e njëjtë (janar-prill 2023) është 1,035,842,540.28 euro”, është thënë në përgjigje.

Në rritjen e numrit të kredive është thënë se ka ndikuar rritja e çmimeve në shumë sektorë.

Ekonomisti Imer Raci ka thënë për “iFront” se është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale.

“Ruajtja e standardit për shkak të rritjes së çmimeve ka ndikuar në marrjen e kredive gjë që është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale e që nuk i janë përshtatur inflacionit”, ka thënë Raci.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputeti Elmi Reçica ka…