Qytetarët e Maqedonisë përmes internetit kanë shpenzuar 133,7 milionë euro
01 prill 2019
| 20:42
Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shpenzuar 133.7 milionë euro online që është për 23.8 milionë euro ose 17.8 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Më shumë kanë blerë nga faqet e huaja të internetit, por gjithashtu janë blerë edhe produkte nga E-dyqanet e vendit, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.
Analiza e Asociacionit të Maqedonisë për “E-tregti”, tregoi se gjatë vitit 2018 qytetarët kanë fituar më shumë besim në tregti virtuale dhe online porositë dhe se ka rritje të numrit dhe vlerës së transaksioneve me karta vendore online.