Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e kaluan jashtë banesave
10 janar 2022
| 08:13
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka dridhur sonte rajonin.
Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.
Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.
Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.
Qytetarët kanë thënë për tv21 se nuk e mbajnë mend një tërmet të tillë dhe shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.