Platforma digjitale i tregon Ahmetit për dëmtimet në kryeqytet
16 maj 2018
| 16:06
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se platforma digjitale është duke shërbyer në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në kryeqytet, me ndihmën e qytetarëve.
Ahmeti këtij njoftimi i ka bashkangjitur një fotografi ku shihet dëmtimi i shenjës së komunikacionit në një rrugë në kryeqytet dhe pastaj për këtë dëmtim është lajmëruar nga qytetarët në kuadër të platformës digjitale.