Qytetarët e Prishtinës të frikësuar nga koronavirusi, blejnë maska mbrojtëse
Tre të dyshuar për koronavirus në klinikën infektive në QKUK. Megjithatë, rezultatet dolën negative.
Është hera e tretë që Klinika Infektive në QKUK pranon pacientë, që kanë dyshime se mund të jenë prekur nga virusi korona.
Gjatë të mërkurës, këtu u shtrinë dy shtetas të Italisë e një tjetër nga Kina, e të cilëve po u bëhen analizat.
Ndërkohë mostrat tashmë janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe rezultati i tyre pritet të publikohet gjatë mbrëmjes.
E gjithë kjo situate, ka bërë që qyetarët t’ia mësynë farmacive për blerjen e maskave mbrojtëse, të cilat janë shitur nëpër të gjitha barnatoret e kryeqytetit.
Se kanë mungesë të këtyre mjetëve mbrojtëse, e thonë edhe importuesit dhe shpërndarësit e barnave.
Adem Hasani, drejtor i depos farmaceutike “Dreni Pharm” thotë se ka kërkuar maska të tilla në disa vende, por që ato janë të shitura edhe për 3 muajt e ardhshëm.
Ndërkohë, së fundmi është raportuar edhe për një rast të prekur nga koronavirusi në Maqedoni.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia.