Qytetarët e Prishtinës të kënaqur me shërbimet komunale

06 qershor 2018 | 15:24

Iniciativa për Progres – INPO ka publikuar indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë.

Si rezultat i punës së vazhdueshme të ekzekutivit për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë, vetëm 8.35% të qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet administrative; vetëm rreth 10% të pakënaqur me furnizimin me ujë dhe kyçjen në ujësjellës; vetëm 19,53% të pakënaqur me shërbimet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Po ashtu, edhe në shërbimet tjera që ofron Komuna e Prishtinës, vërehet një kënaqshmëri mjaft e lartë e qytetarëve, si për shembull në kualitetin e shërbimit të Transportit Publik, ku vetëm 15,36% janë deklaruar të pakënaqur, ose në ndriçim publik, ku të pakënaqur nuk janë më shumë se 19,53% e qytetarëve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Përmes këtij njoftimi, është bërë me dije se Komua e Prishtinës i ka kushtuar rëndësi hapësirave publike dhe krijimit të mundësisë për qasje në to të të gjithë qytetarëve.

“Si rrjedhojë, vetëm 18.55% janë deklaruar të pakënaqur me mundësinë për shfrytëzimin e shesheve. Që nga janari i këtij viti, ka përparim konkret edhe në grumbullimin e mbeturinave, me ç’rast vetëm 9% e qytetarëve janë të shprehur të pakënaqur me këtë shërbim. Jemi duke punuar në zbatimin e reformës për menaxhimin e mbeturinave, reformë kjo që do të përfshijë gradualisht të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat e komunës sonë”, është theksuar në njoftimin e komunës.

Më tej thuhet se pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm për lirimin e trotuareve përmes shtyllave antipark, nga ky Indeks kuptohet se Komuna e Prishtinës ka ende shumë punë në këtë drejtim.

“Gjithashtu, parkingjet publike mbesin një nga problemet kryesore brenda qytetit të Prishtinës, për çka ne tashmë e kemi planin konkret, dhe jemi në drejtim të duhur të realizimit të tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga…