‘Qytetarët e Rahovecit kërkojnë zgjidhje të problemeve, jo premtime’

29 tetor 2024 | 20:18

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë për jetën e qytetarëve në këtë komunë.

Asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, në fjalën e saj ka ngritur dy shqetësime; udhëkryqin në Xërxë dhe atë për kopshtet e ndërtuara për fëmijë.

Sipas saj, udhëkryqi i fshatit Xërxë, është një udhëkryq i rrezikshëm për banorët pasi prej vitesh është kërkuar zgjidhje për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve e nxënësve.

“Qarkullimi i automjeteve dhe autobusëve të mbushur me nxënës është shumë i madhe, ndërsa masat e sigurisë janë minimale. E di që kjo është përgjegjësi e ministrisë por si pjesë e komunës së Rahovecit e di që mund të merrni hapa të rëndësishëm nëse ka vullnet politik. Tani në prag të zgjedhjeve, keni një mundësi të shkëlqyer për të ndërhyrë dhe për të treguar vullnetin për të ndryshuar diçka që qytetarët kërkojnë prej vitesh kryetar. Banorët kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për premtime të pambajtura”, ka thënë Kryeziu.

“Qerdhet e ndërtuara së fundi ka një pasqyrë të trishtuar të gjendjes së infrastrukturës. Qerdhja e Xërxës, fotot tregojnë radiatorë të dëmtuar, një ambient aspak i përshtatshëm për fëmijët. Kryetar a e kishit lejuar fëmijën tuaj për të qëndruar në një ambient të tillë. Prindërit janë të detyruar që të kontribuojnë financiarisht për t’i plotësuar këto boshllëqe. Kjo është e papranueshme kryetar. Pse nuk po sigurohet që këto qerdhe t’i përmbushin standardet minimale që kërkohen për mirëqenien e fëmijëve. T’i merrni me seriozitet këto shqetësime dhe të ndërhyni sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë asamblistja Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Muratit, ka theksuar se pagat në…