Qytetarët ferizajas nënshkruajnë peticionin për ndërtimin e stadiumit të qytetit
18 korrik 2022
| 17:00
“Ferizaj do stadium”, është motoja e klubit ferizajas, i cili po kërkon ndërtimin e stadiumit të qytetit.
FC Ferizaj nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Superligë dhe ka filluar edhe nënshkrimi i një peticioni nga qytetarët për ndërtimin e stadiumit te palestra e sporteve.
Ky aksion i nisur sot do të vazhdojë deri më 6 gusht. Të shumtë ishin qytetarët që u ndalën në sheshin e Ferizajt për ta nënshkruar këtë peticion.