Qytetarët i vendosin ‘vizë’ Hahnit për të hyrë në Kosovë
Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës dhe kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, i cili do të vijë sot gjatë ditës në Kosovë.
Grupi i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i kanë vendosur “vizë” komisionerit Hahn, duke dashur t’i japin mesazhin se Kosova mund të bëjë reciprocitet edhe në këtë çështje, shkruan “Gazetametro”.
“Kemi ardhur sot për të shprehur indinjatën dhe kënaqësinë e thellë për qasjen e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo qasja është e papranueshme, pasi ne nuk e pranojmë që vetëm ne të jemi të izoluar. Deshëm t’ia bëjmë me dije komisionerit Hahn se ne mund t’iu bëjmë reciprocitet edhe për viza, jo vetëm për taksë për produktet”, ka thënë Drenori.
Ndërkaq, ai i ka hedhur një pjesë të fajit edhe BE-së rreth dështimit të Kosovës për të krijuar një vend stabil. Sipas tij, institucionet e BE-së kanë qenë të përfshira direkt në shtetndërtimin e Kosovës.