Qytetarët kanë garanci programin e PDK-së, thotë 102-shja e PDK-së
22 janar 2025
| 22:26
Arta Vokshi – Nallbani, 102-shja e PDK-së gjatë një takimi me qytetarë të Pejës ka thënë se nuk ka politikan të përgjegjshëm, që pretendon se po bën shtet kur qytetarët dita – ditës po varfërohen, ku çmimet rriten çdo ditë, ku shëndetësia dhe arsimi janë në pikë të hallit.
“Bedri Hamza do të jetë kryeministri i halleve, problemeve por edhe zgjidhjeve e shpresave të juaja. Garancia është programi i PDK-së, që mban vulat e ekspertëve të mëdhenj botëror”, ka shkruar Vokshi – Nallbani.