Qytetarët kanë treguar vetëm një opsion, atë të ndryshimit me Kurtin kryeministër
22 janar 2020
| 10:37
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se partitë e tjera, përfshirë edhe vetë LDK-në mund të kenë opsione dhe matematika të ndryshme për formimin e qeverisë, por që ndryshe vendosën qytetarët më 6 tetor.
“LDK-ja dhe subjektet tjera politike mund të kenë opsione edhe matematika të ndryshme për formimin e qeverisë, por votat e qytetarëve kanë treguar vetëm një opsion, atë të ndryshimit me Kurtin kryeministër”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.