Qytetarët mund të vaksinohen nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”
21 tetor 2021
| 17:14
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar qytetarët se nesër (e premte) nga ora 10:00 deri 17:30 të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19 mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Me këtë rast, kjo ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër Covid-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga koaonavirusi.
“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh-ja falënderon Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë” , ka njoftuar MSh-ja.