Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar

14 shkurt 2021 | 14:45

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se në KQZ është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar.

Lajmin e ka bërë me dije, Arlind Manxhuka nga sekretariati për medie i Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se të gjithë ata që janë në listë të votuesve mund të votojnë edhe nëse e kanë letërnjoftimin me afat të skaduar.

“KQZ-ja posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, ka shkruar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e dendura të borës që arritën në trashësi nga…