Qytetarët në Rumani votojnë për presidentin e ri
Miliona qytetarë në Rumani janë duke votuar sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të forcojnë pozitën e Partisë Kombëtare Liberale, që aktualisht është në pushtet, duke rikthyer në Presidencë, ish-liderin e kësaj partie, politikanin pro-Bashkimit Evropian, Klaus Iohannis.
Byrja Qendrore Zgjedhore ka bërë me dije se 2.9 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet presidenciale garojnë 14 kandidatë, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministrja Viorica Dancila nga Partia Socialdemokrate.
Sondazhet sugjerojnë se Iohannis do të fitojë 40 për qind të votave, rreth dyfish më shumë sesa rivali kryesor i tij në zgjedhje, por këto vota nuk do të jenë të mjaftueshme që ai të fitojë garën në raundin e parë.
Nëse asnjëri nga kandidatët për president nuk fiton 50 për qind të votave, raundi i balotazhit do të mbahet më 24 nëntor.