Qytetarët s’e përfillin vendimin e qeverisë

24 mars 2020 | 10:37

Qeveria e Kosovës të hënën mbrëma ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së lirë që nga dita e sotme deri në një vendim tjetër. Por, pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, qytetarët nuk po e zbatojnë një vendim të tillë.

Në bazë të këtij vendimi nga ora 10:00 e deri në orën 16:00 ndalohet lëvizja e lirë nëpër qytet, po ashtu qarkullimi do të jetë i ndalur nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Mirëpo një vendim të tillë nuk po e zbatojnë qytetarët. Madje disa prej tyre janë duke lëvizur pa maska në fytyrë. Për mosrespektim të vendimit të qeverisë ka reaguar edhe analisti politik Imer Mushkolaj. Ai në profilin e vet në “Facebook” ka publikuar një video, në të cilën shihen veturat duke qarkulluar në Prishtinë në një pjesë të qytetit.

https://www.facebook.com/100002231801764/videos/2768763019874731/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka kujtuar sot ditën kur…