Qytetarët sërish në Hagë, në mbështetje të Thaçit
16 korrik 2020
| 19:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon edhe sot intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Ndërkaq, para ndërtesës së Gjykatës Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët në mbështetje të Thaçit dhe luftës së UÇK-së.
Thaçi ka nisur intervistimin sot rreth orës 16:00.
Ai për tri ditë rresht është intervistuar, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.