Qytetarët ta rrethojnë Kuvendin derisa të zgjedhet kryeparlamentari

30 prill 2025 | 08:06

Juristi Azem Vllasi ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje të krizës në Kuvend ku po dështon zgjedhja e kryetarit, duhet të ketë presion nga qytetarët.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të mblidhen në numër të shumtë dhe ta rrethojnë Kuvendit dhe nëse deputetët nuk e zgjedhin kryeparlamnetarin të mos t’i lejojnë të dalin nga aty.

“Masi po luajnë kështu deputetët e parlamentit me vullnetin votueseve në dëm të popullit dhe shtetit, është mirë të mblidhen disa mijëra qytetarë – votues, kur të mblidhen deputetët ta rrethojnë Kuvendin e ta bllokojnë mirë, në mënyrë paqësore, pa dhunë, eventualisht t’i marrin do vezë dhe nëse nuk kryejnë punë dhe nuk e zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe tentojnë të dalin, mos të lejohen të dalin deri sa ta zgjedhin kryeparlamnetarin, përndryshe i presin vezët shpinës”, ka thënë Vllasi.

Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje nuk sheh zgjidhje tjetër përveç se ngritjes së popullit në Kuvend.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si opsion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i…