Qytetarët të shqetësuar për largimin e Kurtit nga lista e deputetëve
20 janar 2021
| 14:17
Kandidatja e LV-së për deputet, Albulena Haxhiu, e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie Albin Kuti, nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në profilin e saj në “Facabok”, ajo ka shkruar se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albin Kurti.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”, ka shkruar Haxhiu.