Qytetarët u besojnë më së shumti institucioneve të sigurisë
Institucionet e sigurisë vazhdojnë të kenë besimin më të madh të qytetarëve, para institucioneve tjera dhe gjyqësorit.
Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) gjatë prezantimit të të gjeturave të Edicionit të shtatë të barometrit kosovar të sigurisë, ka thënë se krahasuar me një vit më parë besimi ndaj FSK-së rezulton se është rritur nga 67 për qind në 78 për qind në 2017.
Rritje ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës nga 56 për qind në 61 për qind.
Besueshmëri e lartë e qytetarëve vazhdon të jetë për KFOR-in.
Ndërsa niveli i besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit vazhdon të mbetet i ulët, pasi vetëm 1/4 e të anketuarve kanë deklaruar se i besojnë gjykatave dhe Prokurorisë, raporton “EO”.
Besimi vazhdon të jetë i ulët edhe për EULEX-in. Me besim të ulët mbesim edhe institucionet publike, Qeveria, Kuvendi dhe komunat e Kosovës.