Qytetarët vazhdojnë të sjellin ndihma për vëllezërit tanë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’
Deri më tani 21 persona kanë humbur jetën, në mesin e tyre edhe dy vëllezër nga Komuna e Gjilanit dhe mbi 600 të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit që goditi Shqipërinë në orët e hershme të së martës e që është përcjellë edhe me disa tërmete të tjera me fuqi më të vogël.
Tërmeti e kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 kilometra larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 kilometra në veri të Durrësit.
Rreth 40 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.
Lëkundjet e këtij tërmeti dhe të tërmeteve të tjera pasuese janë ndierë fort edhe në Kosovë.
Institucionet e Kosovës dhe qytetarë të shumë janë mobilizuar për t’i ndihmuar vëllezërit nga Shqipëria.
Qytetarët vazhdojnë të sjellin ndihma për vëllezërit tanë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.