Qytetarët vazhdojnë të ‘zhyten’ në kredi për shkak çmimeve të larta, ato u rritën për 17 për qind

13 maj 2024 | 14:36

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në Kosovë që nga janari, numri i kredive konsumuese është rritur për 17 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Ndonëse sipas Mehmetit inflacioni në vendin tonë është në rënie dhe deri në fund të vitit pritet që të stabilizohet përfundimisht, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur edhe me çmimet dhe në këtë kontekst marrja e kredive konsumuese po shihet si zgjidhje për qytetarët e vendit në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta të produkteve.

“Mundeni me e pa që inflacioni ka rënë dhe nëse e shohim ndër vite edhe sot ka rënie për 3 për qind dhe çmimet kanë mbete të njëjta. Ajo çfarë është e rëndësishme është që kreditë konsumuese janë rritë për 17 për qind që është një numër bukur i lartë që të lenë me kuptuar se qytetarët nuk po munden me ja dalë nga muaji në muaj dhe për këtë arsye e shohin si një mundësi të mirë marrjen e kredive për ta ballafaquar inflacionin edhe pse në këto raste ish dashtë që të kemi rritje dhe indeksim të pagave. Një gjë e tillë në Kosovë nuk ka ndodhur dhe në këtë formë kemi rritje të kredive konsumuese”, ka thënë Mehmeti. /RTV21

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se është i…