Qytetarët vlerësojnë lartë punën e kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari (video)
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sonte ka qenë i pranishëm në debatin televiziv Arti i Financës në Klan Macedonia, ku ka diskutuar mbi të gjitha problematikat dhe sfidat me të cilat është përballur ai gjatë mandatit të tij.
“Mërgimtarët dhe diasporën e shoh me respekt, qoftë përgjatë periudhës që kanë qenë në Kërçovë apo brenda shteteve që jetojnë ata. Kam vizituar dhe kam dashur gjithmonë të marrë mendime nga ata që Kërçova të jetë qytet më i bukur dhe më i rregulluar, sepse jam bazuar gjithmonë mbi llogaridhënie, duke ju dhënë atje ku janë dhe këtu duke ju prezantuar projektet në vëmendje”, kështu është shprehur kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari teksa ka folur mbi diasporën shqiptare dhe punët që ka bërë.
Ndërkohë duke folur vet banorët e kësaj komune, kanë lartësuar shumë punën e Fatmir Deharit duke thënë se tashmë gjithë komuna është në rregull, si në punët e infrastrukturës por edhe punët e tjera, dhe po ashtu edhe në fshatrat e rrethinës.
I pyetur rreth papunësisë në vend, Dehari ka theksuar se ky fenomen është në gjithë vendin dhe se komuna nuk është ajo që hapë fabrika për punësim, por sipas tij, kjo bëhet në nivel qendror.
Në vazhdim intervista e kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Video: https://bit.ly/2Ujfs0c