Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura në një restorant në Han të Elezit

17 janar 2025 | 21:14

H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast paratë e gjetura i ka dorëzuar në polici.

Paratë, sipas policisë, i janë kthyer personit të cilit i kanë humbur.

“Më 17.01. 2025, rreth orës 19:00, qytetari H. Gashi, 56 vjeç, nga Kaçaniku, ka gjetur një shumë të caktuar parash në një restorant në Han të Elezit. Menjëherë pas gjetjes, ai ka dorëzuar paratë në stacionin e policisë në Han të Elezit. Rreth një orë më vonë, përmes kamerave të sigurisë policët kanë arritur të identifikojnë personin V. B., të cilit i kanë humbur paratë dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, paratë, që rezultuan të jenë 150 euro, i janë kthyer personit V.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin H. Gashi për gjestin e tij human dhe shembullor, duke treguar një standard të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me policinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Në vendlindjen time të dashur, në Novosellë, çdoherë rikthehem me…