Qytetari dorëzon në polici të hollat e gjetura

13 gusht 2021 | 10:07

Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

“Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur). Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura, në stacionin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës…