Qytetari e pyet Pacollin: Pse bre bac nuk rrezikove me çelë një fabrikë në Kosovë
01 shtator 2021
| 11:35
“Do të isha i lumtur nëse do të isha i sigurt se ajo që kam bërë deri tani, (kur mbushi 70 vjeç) ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj”, ky ishte mesazhi i kryetarit të AKR-së, deputetit, Behgjet Pacolli në rrjetin social “Facebook”.
Ky postim i Pacollit ka marrë afër 4 000 pëlqime dhe më shumë se 300 komente.
Pacolli zgjodhi t’ia kthente një qytetari komentin pasi ai e pyeti se “Pse bre bac nuk rrezikove me qel naj fabrikë në Kosovë e me punsu rininë mos me leshu Kosovën rinia. Tregomë?”.
Kreu i AKR-së i tha qytetarit se punëson 5 000 qytetarë në Kosovë dhe më shumë se 8 000 të tjerë jashtë Kosovës.