Qytetari godet me shuplakë presidentin francez

08 qershor 2021 | 15:52

Një incident ka ndodhur me presidentin francez Emmanuel Macron këtë të martë në qytetin Drôme, ku po zhvillonte një vizitë.

Macron u afrua për të takuar disa qytetarë, por në këtë moment, njëri prej tyre e goditi me shuplakë në fytyrë.

Dy persona u arrestuan pas këtij incidenti. Në pamje shihet teksa trupa shoqëruese e presidentit francez ndërhyn menjëherë pasi qytetari goditi kreun e shtetit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e shifrave të të infektuarve me COVID-19 dhe nisja…