Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Hotel Regina’ e godet me grusht (VIDEO)

09 gusht 2024 | 14:36

Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.

Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtarja e UÇK-së, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët…