Qytetari i ankohet Ramës: Ma kanë marrë gruan (Video)

02 dhjetor 2019 | 22:24

Pasditen e sotme kryeministri Rama e ka kaluar në Durrës ku përvec mbledhjeve me zyrtarët, ka zhvilluar dhe takime me qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre.

Teksa po ecte, kryeministri u ndalua nga një qytetar i cili pretendonte se kishte humbur bashkëshorten e tij.

Dialogu edhe pse në një situatë të rënduar, ka shkaktuar të qeshura.

Rama: Ça ke mor vëlla, ça ke? Më thuaj. Le të vijë, ça ke? Hë, thuaj?

Qytetari: Ma kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem.

Rama: Ça të kanë bërë?

Qytetari: Ma kanë marrë gruan, e kanë çuar në Golem.

Rama: Si ta kanë çuar në Golem

Qytetari: E kanë marrë e kanë çuar pa më vet mua.

Rama: E kanë marrë gruan pa të pyetur ty?

Qytetari: Po.

Rama: Po gruaja paska më shumë mend se ti se paska shkuar në hotel. Merr autobusin e shko tek gruaja. Hej Zot! O Zot! Gruaja është çmend me këtë, ka shkuar vetë i ka thënë në daç hajde në daç mos hajde.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga themeluesit e Lidhje Demokratike të Kosovës, Alush Gashi,…